Site icon Tetova Expres

Temperatura deri në 39 gradë Celsius, si parashikohet moti për këtë të premte

Kjo e premte do të jetë sërish me temperatura të larta, ku pritet që vlerat të arrijnë deri në 39 gradë Celsius.

Moti do të jetë i qëndrueshëm dhe me diell, kjo vjen si pasojë e masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Temperaturat minimale vijojnë nga 16 gradë, ndërsa maksimalja pritet të shënohet 39 gradë Celsius.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, duke shkaktuar valëzim të forcës 1-2 ballë në dete.
Exit mobile version