Site icon Tetova Expres

Misi i Maqedonisë ra nga lartësia duke bë “selfi”, theu 11 brinjë

Ish-Miss Maqedonia, modelja dhe influencuesja Emilia Rozman është vajza e cila së fundmi u rrëzua dhe u plagos rëndë në parkingun pranë “Gjirit të Eshtrave” në Ohër.

Ndryshe, në policinë e Ohrit më 6 korrik në ora 21:40 është raportuar se E. R. (32) nga Shkupi duke bërë fotografi pranë rrethojës metalike të parkingut në kompleksin turistik “Gjiri i Eshtrave” afër fshatit Peshtan të Ohrit, ka rënë dhe ka marrë lëndime të rënda, njoftoi MPB.

Emilia tani ka shkruar në profilin e saj në Facebook nga shtrati i saj në spital dhe ka shpjeguar se si ndodhi aksidenti ku ka thyer 11 brinjë gjatë rënies prej 7 metra lartësi, transmeton portali Lideri.mk.

“Të shtunën në mbrëmje pata një aksident në Gjirin e Eshtrave në Ohër, ku rrëshqita, pjesërisht nga ngathtësia, pjesërisht nga vlerësimi i keq i hapësirës, ​​nuk mund të komentoj për ndërtimin e gardhit sepse nuk jam kompetentedhe kam rënë rreth 7 metra dhe kam thyer 11 brinjë. Me këtë më janë dëmtuar edhe mushkëritë dhe jam transferuar nga spitali “Shën Erazmus” në Kirurgjinë Torakale në Shkup”, ka shkruar Rozman./Lideri

Exit mobile version