Lajme nga vendi
Komuna e Gostivarit dhe qeveria do të punojnë bashkërisht në përmirësimin e transparencës dhe luftës kundër korrupsionit

Vetëqeverisja lokale dhe Qeveria së bashku do të punojnë në përmirësimin e transparencës në punë dhe në përballjen me korrupsionin. Këto janë konkluzionet pas takimit të personit të parë të komunës së Gostivarit, Valbon Limani dhe zëvendëskryeministrit për Politika dhe Qeverisje të Mirë, Arben Fetai.
Në paraqitjen e parë zyrtare dhe vizitën e parë në Komunën e Gostivarit, Fetai foli në gjuhën shqipe dhe deklaratën për mediat që raportonin në gjuhën maqedonase e dha në gjuhën angleze me arsyetimin se nuk mund të shprehej mirë.
“Kemi diskutuar gjithashtu se do të doja të punoja me pushtetin vendor, për të forcuar transparencën, kemi një ligj për qasje në informacione publike që mezi zbatohet. Do të punojmë me komunat që procedurat e tenderit të publikohen dhe të jenë të aksesueshme për qytetarët dhe për kompanitë dhe që të publikohen dhe kontratat që ndahen, në mënyrë që qytetarët dhe kompanitë të dinë se çfarë po bëjnë komunat me paratë e taksapaguesve”, deklaroi zëvendëskryeministri Fetai.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani theksoi se me zëvendëskryeministrin kanë biseduar për mundësitë dhe aktivitetet që do të ndikojnë në punën e vetëqeverisjes lokale dhe bashkëpunimin me qeverinë.
“Përveç për transparencns, kemi diskutuar edhe për planet vjetore për përballjen me korrupsionin. Ne propozuam gjithashtu vendisjen e një numri telefoni dhe një adrese elektronike për raportimin e rasteve të dyshimta. Presim që të organizohet një diskutim apo forum publik ku do të diskutohet për këtë fenomen dhe do të nxirren konkluzione që do të ndihmojnë në përballimin e kësaj dukurie”, tha Limani.
Zëvendëskryeministrja Fetai ka treguar se i duhet pak kohë për të shqyrtuar situatën dhe për të përcaktuar prioritetet të cilat, siç tha ai, do të vendosen deri në fund të vitit
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve