Site icon Tetova Expres

Ndërroi jetë profesori Nuhi Vinca

Ka ndërruar jetë profesori dhe poeti Nuhi Vinca nga Veleshta e Strugës. Lajmin e ka bërë të ditur vajza e tij, aktorja Ilire Vinca.

“Informojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe opinionin publik për ceremoninë mortore: Të enjten, 11 korrik, në ora 10:00 mbledhja komemorative në Institutin Albanologjik. Varrimi në ora 12:00 në varrezat e Prishtinës (Arbëri). Ngushëllimet i presim në Hotel Grand të premten dhe të shtunën nga ora 09:00 deri ne 17:00”, ka shkruar Vinca.

Nuhi Vinca është poet, shkrimtar dhe përkthyes nga Strug.

Ai lindi në vitin 1932 në Veleshtë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen (normalen) në Shkup në vitin 1953, kur e botoi dhe të parën vjershë për të rritur me titullin “Lamtumirë shkollë” në revistën “Zani i rinisë”.

Ka kryer fakultetin filozofik. Dhjetë vite me radhë, që prej hapjes së Gjimnazit të Strugës, punoi si profesor në këtë institucion arsimor.

Advertisement
Exit mobile version