Në Prishtinë është arrestuar një person, shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Ai u arrestua në bazë të urdhërarrestit nërkombëtar të lëshuar nga Interpoli.
“Prishtinë / 09.07.2024 – NN. Në bazë të urdhërarrestit ndërkombëtar është arrestuar i kërkuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje,” thuhet në raportin e policisë.