Site icon Tetova Expres

Rushiti: Statistikat e ikjes të banorëve nga Maqedonia barazohen me ikjen nga vendet e luftës

Profesori universitar dhe ish-ministër i Arsimit Sulejman Rushiti tha se statistikat e ikjes të banorëve të Maqedonisë së Veriut janë alarmante. Ai thotë se me këtë ritëm të ikjes RMV-ja është barazuar me vendet që janë në kriza lufte

“Fatkeqësisht Maqedonia arriti që me statistika të barazohet me ikjen e banorëve njësoj siç ku janë vendet e luftës, pra me Sirinë. Dhe kjo është alarmante dhe është një këmbanë e fuqishme alarmi që të gjithë dinjitarët, pra të gjithë personat publik, të gjithë personat që kanë përgjegjësi publike të merren me këto çështje”, tha Rushiti .

Rushiti tha se duhet të jepet ndonjë ofertë konkret për ta zgjidhur këtë si problematik.

Exit mobile version