Gjatë 24 orëve të fundit ndihmë mjekësore kanë kërkuar nga 80 deri në 120 pacientë në Ndihmën e Shpejtë. Mjekët thonë që nuk është alarmante numri i thirrjeve dhe intervenimeve në Ndihmën e Shpejtë, pasi që dhe moti ka qenë më i freskët ditëve të kaluara. Thonë që aktualisht është prezent virusi i barkut dhe me terapinë adekuate tejkalohet lehtë.
“Për momentin nuk vërejmë rritje të thirrjeve në linjën tonë 194 -112 dhe shpresojmë që edhe në periudhën e ardhshme, edhe pse moti është i nxehtë, temperaturat nuk do të jenë aq të larta dhe se qytetarët do t’u përmbahen masave që i rekomandon Ministria e Shëndetësisë. Pasi që ditëve të fundit kanë qenë temperaturat më të ulëta kemi pasur rreth 24 orëve të fundit 80 intervenime. Në këtë periudhë kemi prezent virusin e barkut. Ne i këshillojmë pacientët dhe i drejtojmë tek mjeku amë për përshkrimin e terapisë.”, – deklaroi Milica Buballo nga Ndihma e Shpejtë.
Mickoski: Një kompani amerikane do të investojë në Maqedoni
Mjekët thonë që në këto temperatura, qytetarët të kenë kujdes të mos dalin kur është më nxehtë, sidomos të sëmurët kronikë, gratë shtatzëna dhe personat e moshuar. Të hidratohen dhe të marrin terapinë në kohë. Nga Enti Hidrometeorologjik thonë që në ditët në vijim do të ketë periudhë të motit shumë të nxehtë, me temperatura mbi 30 gradë, ndërsa në disa vende do të arrijë deri në 40 gradë.