Site icon Tetova Expres

Iu ndalua mbajtja e kravatës kuqezi në Hagë, reagon e bija e Jakup Krasniqit: Shqiponjën mund t’ia zhvishni nga gjoksi, por kurrë nga zemra!

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili po gjykohet në Hagë për krime lufte, është ndaluar të marri pjesë në seancë, pasi kishte vendosur një kravatë.

Aksesori i vendosur nga Krasniqi kishte një dizenjo kuqezi dhe shqiponjën dykrenare.

Në lidhje me këtë ngjarje, ka reaguar vajza e Krasniqit, Gresa Krasniqi.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ajo shprehet se babait të saj mua t’ia zhveshin shqiponjën nga gjoksi, por kurrë nga zemra, madje duke e krahasuar atë me Mic Sokolin.

Postimi i plotë:

Advertisement

Mic Sokoli me gjoksin e tij kishte pritur gjylen e topit sepse dëshira per çlirim dhe liri ishte më e madhe se jeta prej zvarraniku.

Mic Sokolët sot, me gjoksin e tyre presin padrejtësitë e këtij shekulli ndonese mbi supet e tyre rëndojnë plagët e pa sheruara të një populli të shtypur e te vuajtur!

Mic Sokoleve sot, nga gjoksi mund nga t’ia zhveshni shqiponjën, por kurrë nga zemra!

Exit mobile version