Site icon Tetova Expres

Është ndërprerë Konkursi për botimin e teksteve për arsimin fillor nëntëvjeçar

Është ndërprerë konkursi për botimin e teksteve shkollore për arsimin fillor nëntëvjeçar me numër 26-592/1 të datës 9 prill 2024 konform konkluzionit me numër 41-5757/2 të seancës së Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më datën (5 korrik 2024) dhe për arsye që vijojnë ndryshime dhe shtesa në Konceptin për arsimin fillorë, bëjnë të ditur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Siç thekson MASH në publikimin e saj mbi ndërprerjen e Konkursit, ndryshimet janë në drejtim të mësimit përkatës të disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, kimisë dhe fizikës si lëndë mësimore të veçanta, ndërsa të cilat tanimë këto disiplina shkencore mësohen të integruara në lëndët mësimore “Histori dhe shoqëri” dhe “Shkencat natyrore” (nga klasa e gjashtë deri në të nëntën).

“E njëjta gjë është me qëllim që nxënësit të fitojnë njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet e nevojshme nga këto lëndë në pajtueshmëri me standardet kombëtare në përfundim të arsimit fillor, si dhe të sigurohet krahasueshmëria ndërkombëtare e arritjeve të nxënësve të moshës së caktuar në arsimin fillor”, nënvizon MASH.

Njëkohësisht njoftohen autori/autorët të cilët kanë dorëzuar dorëshkrim në arkivin e Shërbimit pedagogjik në konkluzion me datën 7 korrik 2024, se të njëjtën mund/ mundet ta/t’i tërheqin nga Shërbimi pedagogjik më së voni në afat prej 15 ditësh nga data e këtij publikimi.

Kjo mënyrë e publikimit konsiderohet si dorëzim i rregullt deri tek palët dhe pasojat negative që mund të lindin i bartë vetë pala, thonë në MASH.

Advertisement

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, të premten në konferencën për media e kumtoi vendimin e Qeverisë për shtyrjen e implementimit të një pjese të Konceptit që ka të bëjë me klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë lidhur me plan programet dhe siç tha ajo, “pa u prekur lëndët zgjedhore që konsiderojmë se janë zgjidhje e mirë për procesin e ardhshëm të edukimit për të rinjtë”.

Exit mobile version