Site icon Tetova Expres

Zjarr në një kazino të mbyllur në Tetovë

Më datë 07.07.2024 në ora 12:15 në SPB-Tetovë është raportuar se rreth orës 11:30 në rrugën ,,133” në Tetovë është përhapur zjarr në një kazino në pronësi të S.M. (28) nga Tetova, e cila eshte i mbyllur dhe nuk punon.

Nuk ka persona të lënduar, ndërsa nga zjarri është shkaktuar dëmtim i automjetit të pasagjerëve ,,Polo” me targa të Tetovës, në pronësi të N.K.T (44) nga Tetova. Zjarri është shuar me ndërhyrjen e Njësitit Teritorial Zjarrfikës të Tetovës.

Inspektimin në vendngjarje ka kryer një ekip nga SPB Tetovë.

Exit mobile version