Me 22 vota “për” nga 31 këshilltarë sa ka Këshilli komunal i Gostivarit, Valbon Limani u zgjodh ushtrues detyre-kryetar i komunës së Gostivarit. Në vend të Arben Taravarit, i cili tashmë është emëruar minister i Shëndetësisë.
Ndërkaq me 21 vota “për”, Namik Durmishi u zgjodh kryetar i Këshillit komunal, në vend të Valbon Limanit, i cili e ka mbartur deri me sot këtë post.