Lajme nga vendi
Vendi ka mbetur vetëm me një pilot për aeroplanët zjarrfikës

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim ka mbetur vetëm me një pilot për avionët Air Trakctor, që dalin në terren kur vendi përballet me zjarre për shuarjen e të cilave nevojitet ndërhyrje nga ajri. Nga tre pilotë sa ishin gjithsej, dy prej tyre kanë dal në pension. Sipas Shoqatës Evropiane të Aviacionit Civil, vendi duhet të ketë patjetër se paku tre pilotë. Institucionet kompetente në vend, nuk ndërmorrën asnjë masë për të siguruar kuadrin e nevojshëm edhe pas pensionimit të dy pilotëve. Nga Qendra për Menaxhim me Kriza, thonë se në rast se vendi përballet me zjarr të përmasave më të mëdha, QMK ka në dispozicion 4 helikopter, nga të cilët njëri i Armatës, i cili ka kapacitet për rreth 2.5 ton ujë, duke shtuar se gjithashtu është urgjente që të zgjidhet çështja me mungesën e pilotëve për avioner Air Tractor. “Do thoja se është e palejueshme që të mbetemi pa pilot në periudhë kur përballemi me faza të tilla të të nxehtit. Mendoj se këtë sezon do ta shtyjmë me angazhimin e pilotëve të pensionuar, por për sezonin tjetër duhet të sigurohet kuadër patjetër. Kemi 10 deri 20 zjarre në ditë, intensisteti i tyre është më i vogël dhe fikën më lehtë dhe fatmirësisht ditët e fundit nuk kishte nevojë për shuarje të zjarreve nga ajri, ndërsa ditët e kaluara helikopterët e policisë i kemi përdorur çdo ditë”tha Stojanço Angelov, drejtor i Qendrws pwr Menaxhim me Kriza.Pagat e pilotëve në Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim janë të ulëta, thotë Angelov, pasi sipas tij, ata manovrojnë me disa nga avionet më të komplikuar. Drejtori i Drejtori për Mbrotje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pak ditë më parë tha se pilotët në këtë Drejtori marrin paga prej prej 72.000 denarë dhe për këtë arsye ai thekson se është e nevojshme të bëhen rregullime të pagave në nivel shtetëror. Ai kërkon që të mundesohet pagë prej 300.000 denarë për t’i rikthyer në punë pilotët e pensionuar në mënyrë që të plotësohet kërkesa për aeroplanë zjarrfikë. TV KOHA
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve