Nga Komuna e Tetovës apelojnë të gjithë pronarët e automjeteve të dëmtuara dhe që janë të parkuara në vende publike t’i largojnë. Nga atje theksojnë se Inspektorati ka lëshuar njoftim për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin. Shtojnë se në afat prej 3 ditësh duke filluar nga sot nuk i largojnë Inspektorati do ti marrë automjetet.
“Komuna e Tetovës apelon që pronarët e automjeteve të dëmtuara, të cilat për një kohë të gjatë janë të parkuara në vende publike, duke uzurpuar hapësirën dhe duke rrezikuar sigurinë e qytetarëve, t’i largojnë sa më shpejt.
Inspektorati tashmë ka lëshuar (ngjit) njoftime për automjetet e dëmtuara në të gjithë qytetin.
Kërkojmë bashkëpunim në të mirë të të gjithë qytetarëve.
Ndryshe, Inspektorati do të vazhdojë me marrjen e automjeteve”, thonë nga Komuna e Tetovës.