Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi tha se vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese vërtetoi se nuk ka parregullsi në ndërtimin e stadiumit të Tetovës. Durmishi theksoi se punimet janë në fazën e parë dhe se të njëjtat do të vazhdojnë.
“Gjykata Kushtetuese e vërtetoi edhe njëherë atë që ne kemi pasur të drejtë. Punimet do të vazhdojnë”, theksoi mes tjerash Durmishi.