Site icon Tetova Expres

PROBLEMET ME BORXHET, QYTETARËT KËRKOJNË MBROJTJE PREJ PËRMBARUESVE

Organizatat joqeveritare kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese mbrojte nga përmbaruesit dhe nga borxhet e vjetërsuara, respektivisht nga procedurat e vjetërsuara. Sipas tyre, ligjet aktuale favorizojnë noterët dhe përmbaruesit, ndërsa dëmtojnë skajshmërisht qytetarët.

“Këtu jemi për një situatë absurde. Kjo Gjykatë Kushtetuese, në janar, me shumicë refuzoi iniciativat e kreditorëve të mëdhenj, asociacionin e bankave, të EVN-së, odës së avokatëve, odës së përmbaruesve, pra refuzoi me arsyetim se ligji për obligacione është kushtetues dhe kjo ka të bëjë me dhjetë vjet vjetërsim nga momenti kur fillon përmbarimi. Ne nuk flasim për vjetërsimin e borxhit, por për vjetërsimin e procesit të përmbarimit. Përmbaruesit dhe noterët në këtë moment janë multimilionerë.”, – deklaroi Ana Gligorova nga Shoqata “Njeriu para profitit”.

Shoqatat civile mbajnë shpresë tek Qeveria e re, e cila ka premtuar ndryshime në pushtetin gjyqësor. Kërkojnë kthimin e ligjit të mëhershëm që ishte në të mirën e qytetarëve.

“Vetëm kapitali fiton dhe kësaj radhe për fat të keq ka fituar. Shpresojmë në Qeverinë e re, e cila veç më ka paralajmëruar reforma në gjyqësor dhe ja, flas publikisht: Duhet në tërësi të ndërrohet gjyqësori.”, – theksoi kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Lira Organizative, Marijan Ristevski.

“Gjykata Kushtetuese përsëri anulon vendimin e vet. Në vitin 2009 u soll vendim në shërbim të qytetarëve, ndërsa në vitin 2012, vendim që anuloi vendimin paraprak.”, – u shpreh Marijan Nenov nga Shoqata “No Pasaran”.

Advertisement

Në Maqedoninë e Veriut, 240 mijë xhirollogari janë të bllokuara, që sipas OJQ-së dhe sindikatave, paraqet pasiguri të madhe sociale dhe kaos në fushën ekonomike.

Exit mobile version