Nesër do të mbahet ceremonia shtetërore në nder të shkrimtarit, personalitetit të shquar të letrave shqipe Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta ditën e hënë në moshën 88 vjeçare.
sipas njoftimeve për median bëhet me dije se në orën 09:00 do të zhvillohen homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.
Në orën 11:30 do të zhvillohet ceremonia shtetërore e Lamtumirës dhe në orën 12:30 nisja e kortezhit në drejtim të varrezave të Tufinës.
Njoftimin e ka bërë me dije dhe Edi Rama në Instagram.