Site icon Tetova Expres

Mickoski reflektoi duke pranuar emrin kushtetues të shtetit – a do të reflektoi edhe për ndryshimet kushtetuese?

Pasi kryeministri në ardhje Hristijan Mickoski reflektoi duke pranuar realitetin politik, emrin kushtetues të shtetit, njohësit e zhvillimeve politike presin që ajo të pasqyrohet edhe në amendamentet kushtetuese.

“Mandatari veç theksoi se gjatë betimit do të përmend emrin kushtetues të vendit. Kjo ndonëse ka të bëjë edhe me reagimet dhe sugjerimet e mara nga faktori ndërkombëtar mbase gjykoj se edhe ai vet është i vetëdijshëm se si kryeministër duhet sjellje më ndryshe sesa nga pozita e opozitarit. Pa dyshim se reflektim do të ketë edhe për ndryshimet kushtetuese sepse në parim nuk janë kundër por synojnë në harmonizim të disa gjërave me shtetin fqinjë dhe faktorin ndërkombëtar. Dhe në këto rrethana të zgjedhjeve të BE ata në Bullgari dhe në nëntor në SHBA, ndonëse do duhet pak kohë qeveria e re të menaxhojë eventualisht për të harmonizuar diçka Ndërkaq reflektim vlerësoj se do të ketë sepse integrimi është pa alternativë për vendin”, thotë Qenan Aliu për PRESSonline.al

Mandatari Hristijan Mickoski – në paraqitjen e emrave të ministrave të rinj dhe programin për qeverinë e re, e përdor emrin kushtetues të shtetit tre herë në një fjali. Për të katërtën herë e vendos pranë mbiemrit të tij si mandatar.

Në daljen e tij të fundit televizive, Mickoski tha:

“Unë do të bëj betimin si kryeministër i ri me emrin kushtetues të shtetit, kjo është e qartë. Në daljet e mia jashtë vendit do të përdor emrin kushtetues. Nuk mund të sillemi me standarde të dyfishta, nuk mund t’u kërkojmë qytetarëve të respektojnë ligjet dhe kushtetutën dhe nuk i respektojmë ato. Por në paraqitjet e mia në vend dhe në deklaratat do të përdor emrin e vendit tim, që është Maqedonia”.

Advertisement

Më 5 qershor, Mickoski tha se nuk do ta përdor emrin Maqedonia e Veriut në fjalimet e tij dhe se do të nënshkruajë të gjitha dokumentet dhe ligjet me emrin kushtetues.

“Komunikimi i përgjithshëm institucional që është pjesë e Kushtetutës dhe ligjeve do të respektohet për aq kohë sa ato ligje janë në fuqi. Por në deklaratat e mia emri do të jetë Maqedoni”, tha Mickoski më 5 qershor, përcjell PRESSonline.al

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi ka caktuar seancën për zgjedhjen e Qeverisë së re të shtunën në ora 11:00.(PRESSonline.al)

Exit mobile version