Qytetarët e besimit islam nesër festojnë festën e Kurban Bajramit apo siç njihet ndryshe festa e fjilimit. Ku në emër të Zotit flijohen kurban mishi i të cilëve pastaj shpërndahet në familjarë dhe familje të skamnorëve. Pra, festë që shërben edhe për solidarizim edhe për reflektim. Qytetarët në përgjithësi e shqiptarët në veçanti e kuptojnë shumë qartë çfarë në realitet është flijimi e posaçërisht viktimizimi. Shumë qytetarë janë flijuar njëherë për liri e pastaj edhe për parti, nga ana tjetër shumë qytetarë akoma janë viktima të padrejtësisë së aplikuar ndër vite. Nga kjo kuptohet që qytetarët e këtij vendi janë “kurban” të politikave jo të mira.
Nesër qytetarët e besimit Islam festojnë, por çfarë dhe si?
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ka dërguar kumtesë gjatë ditës së sotme nëpërmjet të cilës njofton se 16 qershori 2024 është ditë jo pune për qytetarët e besimit islam në Maqedoninë e Veriut.
“Ministria e Punës dhe Politikës Sociale njofton se në përputhje me Ligjin për festa në RM, 16 qershori 2024 (e diel), Kurban Bajrami, dita parë e Kurban Bajramit është ditë jo pune për qytetarët nga besimi mysliman në Maqedoninë e Veriut. Njëkohësisht, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale qytetarëve nga besimi mysliman iu uron festën e Kurban Bajramit”, thuhet në kumtesë.
Festa e Kurban Bajramit është një nga dy festat më të rëndësishme të besimtarëve muslimanë: Fiter Bajramin dhe Kurban Bajramin. Kjo e fundit, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijojë djalin e tij, Ismailin, si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhyjë, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.
Emërtimi “Kurban Bajrami” në gjuhën shqipe është huazim nga turqishtja – Kurban Bayramë, që do të thotë “Festa e Flijimit”. Në kalendarin hixhri (islam), Kurban Bajrami bie në ditën e 10-të të muajit Dhulhixhxhe dhe zgjat për katër ditë. Në kalendarin gregorian, data ndryshon nga viti në vit duke shkuar përafërsisht 11 ditë më herët çdo vit.
Akti i Kurbanit konsiston në therjen e një kafshe si flijim për të shënuar këtë rast në përkujtim të flijimit të Profetit Ibrahim për Zotin. Kjo është e njohur edhe si “Udhiya”. Ditët e flijimit të kafshëve janë gjithsej tre ditë, nga data 10 deri në 12 të Dhu-al-Hixhah.
Kafsha duhet të jetë një dele, qengj, dhi, lopë, dem ose deve. Delet, qengji ose dhia përbëhen nga një pjesë e Kurbanit, ndërsa një dem, lopë ose deve përbëhen nga shtatë aksione për kafshë. Kafsha duhet të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbi një moshë të caktuar në mënyrë që të theret, në një mënyrë “hallall” miqësore, islamike.
Mishi i Kurbanit mund të ndahet në tre pjesë të barabarta për aksion, një e treta është për ju dhe familjen tuaj, një e treta është për miqtë dhe e treta e fundit do t’u dhurohet atyre në nevojë.
Qytetarët “kurban” të politikave jo të mira –
Sipas të dhënave të Entit shtetëror të Statistikave, numri i qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që jetojnë në varfëri është në rritje. Sipas këtyre të dhënave, më 2020, 452,000 qytetarë kanë jetuar nën kufirin e varfërisë. Pas kësaj kriza pandemisë e rrjedhimisht edhe ajo e luftës në Ukrainë, ku çmimet janë ngritur në qiell, dhe qytetarët mezi arrijnë të menaxhojnë, pra zhvillohet luftë ekzistenciale. Kjo tregon se në këtë vend për pjesën më të madhe të qytetarëve mbijetojnë se sa jetojnë.
Në bazë të rezultateve të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikës, popullsia e përgjithshme jorezidente e përfshirë në Regjistrimin ku përkasin qytetar të Republikës së Maqedonisë së Veriut që ndodhen jashtë në 12 muajt e fundit – 258.932 persona, prej tyre: 66.36% – shqiptarë 24.45% – maqedonas
Shifra shqetësuese që tregojnë qartazi që numri i “refugjatëve të paqes” në vendet e Perëndimit është shumë i madh se i atyre të luftës që ishin strehuar në vendet fqinje për tu kthyer pas mbarimit të luftës. Ndërkaq, këta të rinj që po e braktisin vendin duke kërkuar një vend ku jetohet, janë refugjatë të pakthyeshëm.
Zbutja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë sepse pagat që marrin janë të pamjaftueshme në përballje me krizën e thellë ekonomike, e që është më shumë se kaq e shumëfish. /Zhurnal.mk