Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se është ndaluar një grua e moshës 36-vjeçare, e cila dyshohet që mbrëmë vonë rreth orës 22:00 në një shtëpi familjare në Kratovë, ka vrarë bashkëshortin dhe babain e tij. Raportohet se gruaja i ka sulmuar me mjet të mprehtë dy personat, të cilët sipas njoftimeve, nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë. Sipas informacioneve nga policia, gruaja është arrestuar dhe është marrë në pyetje në stacionin policor.
Ministria e Punëve të Brendshme
“Me datë 13.06.2024, në ora 22:08, zyrtarët policorë të SPB Kratovë kanë privuar V.I. (36 vjeçare) nga Kratova. Ajo dyshohet se në shtëpinë e familjes në Kratovë ka sulmuar bashkëshortin e saj J.I. (38) dhe babai i tij S.I. (63), të cilët nga lëndimet e marra kanë ndërruar jetë”.
Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, dhe sipas informacioneve të MPB-së, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për obduksion. Ndërsa, siç kanë bërë të ditur nga aty, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj 36-vjeçares do të bëhet kallëzim përkatës penal.