Dy të mitur kanë mbetur të lënduar pasi një motoçikletë, të cilën njëri prej të miturve e ka drejtuar pa leje, ka dalë nga rruga.
“Me datë 13.06.2024, në SPB Manastir është raportuar se në ora 18:00 në fshatin Topolçan të Prilepit, një i mitur nga Topolçani, duke drejtuar motoçikletën pa targa regjistrimi, ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga”.