Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), me mbështetjen financiare nga IPA fondet të Bashkimit Evropian, përpiloi sistem të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, i cili përfshin edhe ditar të ri elektronik, i cili zyrtarisht do të zbatohet gjatë vitit të ri shkollor 2024- 2025, pasi më parë të ketë kaluar periudha e testimit në disa shkolla fillore dhe të mesme.
Kontrollet fillestare tashmë janë realizuar në koordinim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës me Byronë e Zhvillimit të Arsimit, Inspektoratin Shtetëror të Arsimit, Qendrën Shtetërore të Provimeve dhe me mësimdhënësit e shkollave. Gjithashtu janë organizuar trajnime për administratorët e IT në shkollat ku do të pilotohet ditari elektronik dhe integrimi i sugjerimeve të reja të mundshme.
Siç kumtuan nga Ministria e, pasi të përfundoj plotësisht faza e testimit, do të vijojë proces i migrimit të të dhënave nga ditari deritanishëm në ditarin e ri elektronik, por edhe vendosja e të dhënave shtesë në softuer nga shkollat. Është paraparë të organizohen trajnime për shfrytëzim nga të gjithë mësimdhënësit.
“Zgjidhja e re softuerike do t’i tejkalojë sfidat me të cilat mësimdhënësit, administratorët, prindërit/kuj-destarët dhe vetë nxënësit janë ballafaquar në periudhën e kaluar, sepse të gjitha sugjerimet e tyre janë marrë parasysh në procesin e krijimit të sistemit. MASH shpreh mirënjohjen e saj për të gjithë aktorët në procesin e krijimit të sistemit të ri të integruar për punën elektronike të shkollave, ndërsa veçanërisht për Bashkimin Evropian, i cili siguroi mbështetje financiare dhe logjistike në këtë proces dhe i cili në vazhdimësi mbështet përpjekjet për dixhitalizimin dhe modernizimin e arsimit”, kumtuan nga MASH.