Në gjashtë lokacione në territorin e Parkut kombëtar Mali Sharr, këtë vit do të rregullohen zona për piknik.Kështu bëjnë të ditur nga drejtoria e parkut kombëtar Mali Sharr, prej nga thonë se me këtë rast do të vendosen udhërrëfyes, shenja, ura dhe objekte të përkohshme të destinuara për nevojat e shërbimit të rrojeve dhe strehim të përkohëshëm nga kushtet jo të favorshme klimatike.Sipas tyre, në kuadër të aktiviteteve të planifikuara është paraparë vendosja e gardheve mbrojtëse në vendet ku depozitohen mbetjet me qëllim që të ulet qasja e kafshëve të egra deri te vendet e banuara.Gjithashtu, këtë verë do vihet në përdorim sistemi i faturimit elektronik sipas tarifës e cila është e harmonizuar me të katër Parqet Kombëtare dhe e miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me qëllim që të tërhiqen sa më shumë vizitorë të cilët nuk e ndotin natyrën, tarifa do të zbatohet për ndotësit e natyrës dhe subjektet që e shfrytëzojnë natyrën për të gjeneruar të ardhura, bëjnë të ditura nga drejtoria e Parkut kombëtar Mali Sharr.“Kompensimi për hyrje dhe vizitë në Parkun Kombëtar Mali Sharr është me sa vijon. Bileta ditore për vizitorët më të vjetër se 7 vjeç do të kushtojë 100 denarë, bileta javore për vizitorë mbi 7 vjeç do të kushtojë 400 denarë.Hyrja ditore për motor dhe automobil do të kushtojë 150 denarë.Hyrja ditore për furgon dhe minibus deri në 20 ulëse do të kushtojë 250 denarë . Hyrja ditore për autobusë mbi 20 ulëse dhe mjete të rënda të mallrave do të kushtojë 450 denarë.
Krahas kësaj do të paguhet edhe kompensim për parkim në territorin e parkut kombëtar.Kompenzim ditor për parkim për motor dhe automobil do të kushtojë 150 denarë,kompenzim ditor për parkim për furgon dhe minibus deri në 20 ulëse do të kushtojë 240 denarë.Kompenzim ditor për parkim për autobus mbi 20 ulëse do të kushtojë 450 denarë.Krahas kësaj do të ketë Kompensimi për vizitë të objekteve të veçanta në Parkun Kombëtar Mali Sharr, Kompensim vjetor për grumbullimin e llojeve të egra të bimëe, kërpudhave dhe frutave të tjera pyjore për personat që banojnë në teritorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr do të jetë 500 denarë, kurse për ata që nuk jetojnë në parkun kombëtar 2000 denarë”, njoftuan nga Parku Kombëtar Mali Sharr.Ndërkaq, Popullata lokale e cila ështëme vendbanim në përputhje me letërnjoftim të vlefshëm ose dokument tjeter me të cilin vërtetohet vendbanimi, si dhe të gjithë personat juridik të regjistruar në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr, janë të liruar nga kompensimet.Aktivitetet nga projekti (Investojmë në Sharr) do të realizohet me mjete të fituara nga Ministria e ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe në koordinim me Sektorin e natyrës.Infrastruktura e tillë e gjelbërt do të përmirësjë mbrojtjen e biodiversitetit, kushtet për turizëm dhe mirëqenien e njerëzve që jetojnë në park.Sfidat janë më të lehta kur jemi të bashkuar dhe punojmë për të mirën e të gjithëve, kanë bërë të ditur nga drejtoria e Parkut kombëtar Mali Sharr.