Site icon Tetova Expres

Në kazino dhe bastore qytetarët e Maqedonisë ka lënë rreth 800 milionë euro! (GRAFIKË)

Vitin e kaluar në shtet ka pasur 58 subjekte juridike të cilat janë marrë me lojëra të fatit, apo kazino, kurse kanë realizuar të hyra prej 48.778.104.541 denarë apo rreth 800 milionë euro, shkruan në analizën e “Pari“(Paratë), përcjell TV21.

Aq para do të thotë kanë lënë qytetarët e Maqedonisë së Veriut për lojëra të fatit.

Por as bastoret dhe as kazinotë nuk janë të ndaluara, dhe për këtë ka një histori të gjatë në botë, ndërkaq kjo veprimtari kompanive të Maqedonisë së Veriut iu solli fitim prej 70.4 milionë euro.

Më tej në analizë thuhet se kompanitë që merren me bastore dhe me lojëra të fatit, kanë thuajse 7.745 të punësuar dhe janë plotësues serioz i kasafortës së shtetit, si me të ardhura po ashtu edhe me tatime.

Edhe pse shpesh herë mendohet të ndalohet kjo veprimtari, në analizë thuhet se ky lloj biznesi zgjerohet në vazhdimësi.

Advertisement

Në analizë thuhet gjithashtu se në veprimtarinë e kazinove dhe bastoreve janë regjistruar:

Numër i përgjithshëm i kompanive 58
Aktiv për momentin janë 46
Aktiv pjesërisht 7
Të sapoformuar 5
Të hyra të përgjithshme 48.776.104.541
Fitimi i përgjithshëm 4.329.491.505
Numri i përgjithshëm i të punësuarve 7.745
Paga mesatare në industri 33.383.

Exit mobile version