Site icon Tetova Expres

Maqedoni, sot mbahet testi ekstern i maturës shtetërore

Sot mbahet testi i dytë ekstern i maturës shtetërore. Më së shumti kandidatë ka në testin e gjuhës angleze 13198, matematikë 1356 nxënës, gjuhë gjermane 113, gjuhë frënge 37, 84 estetikë dhe me nga një kandidat në gjuhë ruse dhe filozofi.

Javën e kaluar maturantët mbajtën testin e parë ekstern në gjuhën e tyre amtare, kurse deri më 8 korrik, Qendra Shtetërore e Provimeve do t’i publikojë rezultatet e testit.

Në sesionin e qershorit 6341 maturantë gjimnazistë janë të paraqitur, 8230 nga shkollat profesionale dhe 263 nga shkollat e arteve.

Mbajtja e provimit mbahet në hapësira më të mëdha për shkak të kontrollit më të madh, kurse maturantët që nuk janë paraqitur në sesionin e qershorit ose nuk kalojnë provimin, do të mund të paraqiten në sesionin e gushtit, kurse provimet do të mbahen më 12 dhe 14 gusht.

Exit mobile version