Pjesa më e madhe e institucioneve vazhdojnë të jenë të centralizuara. Qytetarët për të nxjerrë një dokument të thjeshtë, por edhe dokumente personale, në shumë raste edhe për një vërtetim të thjeshtë të ndonjë institucioni duhet që të udhëtojnë më shumë se 20 kilometra që të vijnë në Tetovë.Kjo atyre u shkakton shumë probleme si në humbje të kohës, por edhe duke shpenzuar para.Deri më tani, vetëm në territorin e komunës së Tearcës ekzsiton një njësi e disperzuar për nxjerrjen e dokumenteve personale, respektivisht nga aplikimi e deri tek fotografimi për pasaportë dhe letërnjoftim. Shërbime tjera që janë të disperzuara ësht edhe një zyrë në komunën e Jegunocit e Agjencionit për Punëësim dhe çështjeve sociale.Në komunën e Zhelinës edhe pse më herët kishte një zyrë të Agjencionit për Punësime, megjithatë e njejta është mbyllur.Sipas kryetarit të komunës së Zhelinës Blerim Sejdiu, ka një kohë të gjatë që kjo zyrë është mbyllur për arsye politike, ndërsa krahas rihapjes së saj, Sejdiu kërkon që edhe decentralizim të disa institucioneve tjera në komuna rurale. Shpreson që kërkesa e tij, me ndryshimin e garniturës qeverisëse në vend të aprovohet. “Shpresoj që edhe kërkesat tjera që i kemi pasur, sa i përket disperzimit të drejtorive për nxjerrjen e dokumenteve personale si pasaporta, leje për vozitje, letërnjoftime e kështu me rradhë.Kemi biseduar me kryetarin (Kasami) që edhe në Zhelinë të ketë zyrë ku qytetarët do të mund të nxjerrin dokumentet personale dhe jo vetëm, por edhe shërbimet tjera që janë në nivel qendror që duhet ti kemi dhe nuk i kemi.Ju e dini se kishim një zyra të Agjencionit për Punësime në komunën e Zhelinës kur ne ishim në qeveri në atë kohë, dhe sapo ne lëshuam qeverinë, erdh BDI dhe e mbylli atë zyrë pa asnjë arsye” deklaroi Blerim Sejdiu, kryetar i komunës së Zhelinës.Premtime për dencetralizim të disa drejtorive dhe agjencioneve ka pasur në vazhdimësi por deri më tash nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret. Për momentin, qytetarët e komunave rurale edhe për shërbime më të vogla janë të detyruar që të udhëtojnë deri në Tetovë.Bëhet fjalë për Agjencionin për Kadastër, Drejtoria e të Ardhurave Publike, Gjykata, Policia, Fondi Shëndetësor dhe Invalidor, Qendra për Punë Sociale, Agjencioni për Punësime, Drejtoria e Ministrisë së Bujqësisë, drejtoritë e Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave, inspektoriati Mjedisit Jetësor dhe një sërë drejtori tjera, të cilët vazhdojnë të japin shërbime vetëm në Tetovë.Kësisoji, një banor nga komuna e Bogovinës,apo edhe e Jegunocit duhet që për të nxjerrë një dokument të udhëtojë rreth 20 kilometra deri në Tetovë. Shpesh herë, këta qytetarë edhe nuk mund të kryejnë punë në kohë, për shkak edhe të rradhëve të gjata para sporteleve të këtyre institucioneve. Kërkohet disperzimi i institucioneve nwpwr komuna rurale