Zhelina është komuna e parë e cila do të ketë brigadën e zjarrfikësve, një kërkesë e hershme e kësaj komune për disperzimin e njësisë së zjarrfikësve të Tetovës në komunat rurale. Kryetari i Zhelinës Blerim Sejdiu tha se zjarrfikësit do të jetë më pranë banorëve në rast të zjarreve ndërsa sipas kreut të Tetovës, Bilall Kasami ata do të mund të intervenojnë më shpejt edhe në rast të aksidenteve në autostradën Tetovë-Shkup. Për zjarre me përmasa më të mëdha ndihma do të vjen nga qendra respektivisht nga Njësia e Zjarrfikësve të Tetovës.