Site icon Tetova Expres

JANË VERIFIKUAR MANDATET E DEPUTTEËVE ADNAN AZIZI DHE IMËRLIE SALIU-FETAI

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre.

Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit me kërkesë të tij nuk ishte verifikuar në mbledhjen konstituive, ndërsa Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Deputetët e miratuan edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe në Komisionin ligjvënës-juridik.

Aleksandar Veljanovski është kryetar i Komisionit për sistem politik, ndërsa Ljupço Prenxhov i Komisionit ligjvënës-juridik.

Për Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore, me procedurë të shkurtuar, propozuar nga kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, që është pika e tretë e rendit të ditës, siç tha kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, do të diskutohet pasi që të krijohen mundësitë afariste.

Advertisement

Propozim ligji për riorganizim të organeve të administratës shtetërore para fillimit të mbledhjes shkurtimisht ishte tërhequr, ndërsa nga VMRO-DPMNE sqaruan se kjo është bërë për shkak të korrigjimit të gabimit teknik dhe sërish është vënë në rend dite të mbledhjes. Me ndryshimet parashihen ndryshime në organizimin e minsitrive, përkatësisht formohenministri të reja dhe bëhen ndryshime në kompetencat e disa resorëve.

Gjatë konstatimit të rendit të ditës nuk u pranuan kërkesat e deputetëve Sashko Jançev nga E Majta dhe Oliver Spasovski nga LSDM të tërhiqen ndryshimet e propozuara të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të administratës shtetërore.

Spasovski, duke e arsyetuar kërkesën, tha se nuk është e lejuar me procedurë të shkurtuar të sillet ligj i sistemit, me të cilin rregullohet rritja e numrit të ministrive dhe agjencive.

Nga E Majta në konferencë për shtyp reaguan ndaj shkeljes së procedurës për këtë Propozim-zgjidhje ligjore.

Advertisement
Exit mobile version