Kabllo çeliku e plasaritur nga teleferiku nga Tetova deri në Kodër të Diellit mund të jetë rrezik për njerëzit, ndërsa gati një vit më pas, problemi nuk është tejkaluar. Vitin e kaluar në gusht MIA informoi se ekziston rrezik që kabllo e dëmtuar të griset dhe të shkaktojë probleme nëse bie në rrugë. Situata është e njëjtë edhe tani, kabllot janë mbivarur dhe duken kur kalohet me automjet nën to.
“Ka mbetur edhe pak kohë deri në ditën e gjykimit kur kablloja do ta ‘kapë’ një kamion që lëviz përgjatë rrugës Tetovë-Kodra e Diellit ose nuk do të mund të kalojë. Kablloja është e rrezikshme, mendoj se e dinë, thjesht e injorojnë. Nëse nuk e lëvizin, të paktën ta lyejnë kuq e bardhë, që njerëzit të dinë se çfarë ka sipër rrugës dhe të kenë kujdes kur kalojnë nën kabllo”, thotë Nadir Murseli, alpinist me përvojë të madhe në operacionet e shpëtimit malor, i cili e ka ndjekur që nga viti i kaluar gjendjen e kabllove.
Havzi Rizvani, kryetar i bashkësisë lokale të pronarëve me vila në Kodër të Diellit, thotë se teleferiku kalon mbi lagje, prandaj është me rëndësi të gjendet zgjidhje.
Në gusht të vitit 2023 administrata e atëhershme e ELEM Turs e cila udhëheq me qendrën e skijimit Kodra e Diellit, informoi se teleferiku është në kompetencë të tyre dhe janë në rrjedhë me situatën. Ishte thënë se një person teknik përgjegjës e mirëmban kabllon kohë pas kohe që të mos prishet, paralajmëruan ndërmarrjen e më shumë hapave, më saktë presin udhëzime nga Fakulteti i Makinerisë ku po bëhen hetime edhe për teleferikët e tjerë.
Teleferiku Tetovë – Kodër e Diellit është me gjatësi prej rreth 6,5 kilometra. Vozitja në të a.q. gondola ajrore për katër persona zgjati 40 minuta, me kapacitet prej 400 persona në orë.