Bilall Kasami nga VLEN njoftoi se propozimi për ndryshimet ligjore për riorganizimin e ministrive sot u tërhoq dhe u rikthye për shkak të disa ndryshimeve. Kasami tha se në ndryshimet është edhe pjesa e kompetencave mbi çerdhet, që sipas tij, do të jenë kompetencë e Ministrisë për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, resor ky që pritet ta udhëheqë kuadër i Lëvizjes Besa.
“Në bisedimet e fundit mes partnerëve të koalicionit jemi marrë vesh që të ketë një riorganizim më ndryshe të qeverisë dhe administratës, më konkretisht si koalicion VLEN me koalicionin e VMRO-së jemi dakorduar që çerdhet të vazhdojnë të mbeten në kuadër të Ministrisë për Politikë Sociale, tani me emrin e ri që do të jetë plus edhe Demografia dhe Rinia, sipas informatave që kam, ka edhe disa ndryshime të tjera”, tha Kasami.
Ndryshe, Fatmir Limani nga Lëvizja Besa pritet të drejtojë ministrinë në fjalë.