Koalicioni VLEN nuk synon drejtimin e Lotarisë Shtetërore të Maqedonisë e cila aktualisht drejtohet nga kuadri i BDI-së, Përparim Bajrami.
Siç bëhet e ditur, përfaqësuesit e këtij koalicioni gjatë negociatave me VMRO-në për eshalonin e tretë, në mënyrë të qartë dhe të prerë janë distancuar nga Lotaria e Maqedonisë.
Jozyrtarisht mësohet që VLEN në vend të Lotarisë ka vendosur të drejtojë me institucione tjera, që sipas tyre, rinisë dhe qytetarëve shqiptarë ju mundësojnë grante dhe projekte për punësim.