Site icon Tetova Expres

Milloshoski për ankesën e Llogës: Shpresoj që mos t’i ketë dërguar përmes “Postës së Maqedonisë”, pasi ka gjasa që mos të arrijnë deri te adresat përkatëse

Antonio Milloshoski nga VMRO-PMNE sot në Daily Click në TV21 komentoi letrën që ministri i Drejtësisë Krenar Lloga ka dërguar deri te ndërkombëtarët, për t’u ankuar për për idenë e qeverisë në ardhje për “shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve”. Milloshoski në ironi tha se shpreson që letrat mos të jenë dërguar përmes Postës së Maqedonisë, pasi ka gjasa që mos të arrijnë deri te adresat përkatëse.

“Do të them që nga ana e tij ka të drejtë nëse dëshiron që të ankohet, të shkruaj letra të tilla, por shpresoj që letrat mos t’i dërgojë përmes “Postës së Maqedonisë”, N.P. që 20 vjet udhëhiqet nga BDI dhe është jofunksionale, sepse nëse e dërgon përmes Postës së Maqedonisë, mund të mos arrijë deri te adresat që dëshiron të ankohet ministri Lloga”, theksoi Milloshoski.

Milloshoski thotë se reformat në Këshillin Gjyqësor dhe në atë të Prokurorëve janë të domosdoshëm.

“VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni kanë detyrim si projekt të premtuar para qytetarëve për çka morëm mbështetje të madhe, të bëjmë reforma në këto dy institucione. Intervenimet ligjore në lidhje me Këshillin Gjyqësor dhe Këshillin e Prokurorëve do të jenë përmbledhje e mendimeve të ekspertëve dhe rekomandimeve të publikut profesionist, si mund të rritet autonomia dhe efikasiteti i këtyre dy institucioneve”, pohoi Milloshoski në Daily Click.

Advertisement
Exit mobile version