Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (26 maj) në periudhën nga ora 14 deri në ora 21, është kryer kontroll i veprimit për shkeljet që kryejnë shoferët e motoçikletave
Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 18 shkelje (TE-11 dhe GV-7), shumica e të cilave ishin për mos përdorim të helmetës mbrojtëse 13 (TE-8 dhe GV-5), dhe gjithashtu është konfiskuar përkohësisht 1 motor që nuk ishte regjistruar për më shumë se 6 muaj.
“Kundër shoferëve janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj, kurse gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar edhe 9 (TE-2 dhe GV-7) shkelje të tjera të trafikut”.
“SPB-Tetovë u bën thirrje shoferëve të motorrëve që ti vazhdojnë në kohë polisat e sigurimit ose regjistrimet, të mos drejtojnë motoçikleta pa kaluar provimin e patent shoferit, sepse çdo aksident trafiku që ndodhi me pjesëmarrjen e një motoçiklete, pasojat përfundimtare në shumicën e rasteve janë serioze dhe kështu do të kontribuojnë në sigurinë personale dhe sigurinë e pjesëmarrësve të tjerë të trafikut”, thonë nga SPB Tetovë.