Nëntë persona u privuan nga liria, pasi tek ato u gjet drogë gjatë kontrollit policor të realizuar në disa objekte hotelierike në Shkup. Të arrestuarit janë të moshës prej 22 deri në 33 vjeç.
“Më 23/24.05.2024 nga ana e zyrtarëve policor të Njësitit për tregti të palejuar në SPB Shkup është vepruar sipas planit të SPB Shkup, me çka është realizuar kontroll në më shumë objekte hotelierike. Me këtë u privuan na liria nëntë persona, te të cilët u gjet drogë. Gjatë kontrollot te K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur materie e bardhë pluhuri, te G.Xh. (30), L.M. (22), Zh.J. (33), A.Sh. (27) dhe A.N. (22) është gjetur marihuanë, ndërsa tek A.B. (24) është gjetur një dërrmues me marihuajë. Gjatë kontrollit është realizuar legjitimimi dhe kontrolli i 59 personave dhe i 5 automjeteve”, thuhet në njoftimin e MPB-së.Portalb.mk.