Connect with us

Lajme nga vendi

MICKOSKI: S’Heq dorë nga synimi për në BE, do të jem i ashpër me të korruptuarit

Published

on

Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se vendi padrejtësisht ka paguar çmim të lartë në pritje për anëtarësim në BE-së por se nuk heq dorë nga ëndrra për të qenë pjesë e unionit. Ai shtoi se është i vetëdijshëm edhe për dobësinë e institucioneve dhe praninë e korrupsionit por se pritja ka goditur dinjitetin e qytetarëve. Këtë mesazh Mickoski e dërgoi në shënimin e ditës së Shën Kirilit dhe Metodit në Strugë.

“Është interesante se si një betim i Presidentit të Republikës mundet ta kthejë vëmendjen e të gjithë opinionit grek dhe evropian kurse pritja jonë joparimore në ulsen e pritjes të BE-së më shumë se dy dekada e gjysmë pasi kemi paguar çmime të larta për të hyrë brenda, assesi nuk komentohet dhe as nuk i intereson askujt. Nga pritja e vazhdueshme humbet dinjiteti ynë, goditet vetëbesimi ynë dhe vetpërcaktimi kolektiv. Nëse flas, kjo nuk do të thotë se heq dorë nga ajo ëndërr sepse edhe Maqedonia është Evropë dhe e merr të drejtën për anëtarësim në Union”, tha Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMN-së.

Mickoski, si mandatar i ardhshëm, nga Struga dërgoi mesazhin e nevojës për unitet, tejkalim të ndasive dhe urrejtjes si dhe për përgjegjësi nga të zgjedhurit dhe të emëruarit në qeverinë e ardhshme.

“Nuk planifikoj ta mbaj rreth meje potencialin e njerëzve sepse nëse do ta bëja këtë do të isha egoist. Potenciali duhet të shpërndahet nëpër institucione të cilat gjatë kohë kanë qenë në gjumë dhe të shkatërruara, kurse të aftit të fitojnë një mundësi të vërtetë. E dini që e keni mbështetjen time, por do ta keni edhe ashpërsinë time absolute dhe pa pardon nëse cilido nga ju futet në lojëra korrupsioni ose të fshehta. Në këtë ditë të shenjtë, nuk do të hy në matematika për numrin e ministrive por vetëm do të them se qeveria e re do të promovojë dhe përfaqësojë unitet të potencialit kreativ dhe progresiv”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

Lajme nga vendi

Tragjedia e rradhës në Kumanovë, spitali nga vend shpëtimi u bë shkak i vdekjes!

Published

on

Thuajse tragjeditë në kanë fund, apo janë normale në këtë shtet tragjikomik që njerëzit viktimizohen dhe askush nuk mban llogari. Pas tragjedisë në Koçan ku i gjithë vendi u trondit e rajoni e më gjërë, derisa jemi në ditë zie në qytetin e Kumanovës ka ndodhur një tragjedi tjetër. Mbase, bëhet fjalë vetëm për një viktim nuk nënkupton se nuk duhet të flitet apo tragjedia është e parëndësishme. Po flasim për jetë njerëzish, nëse kështu humbin njerëzit po humbet edhe kuptimi i të jetuarit në këtë vend ku je i rrezikuar në çdo moment, shkruan Zhurnal.

Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin –

“Për dy minuta ma kanë marr djalin, ai e ka hetuar menjëherë, se ka pasur dhimbje e ka ndal vetë, por deri sa e qova unë ti jap pak ujë aty te çezma ta freskoj, djali më shkoj.”

Babai i të ndjerit Vedat Ademi rrëfen për TV21 tmerrin që kanë përjetuar në Spitalin e Kumanovës. Amet Ademi thotë se nga terapia që i kanë dhënë, djali ka pasur reaksion të fortë alergjik dhe ka ndërruar jetë.

Ata akoma pa u bërë 24 orë kthehen te spitali duke treguar se një gabim mjekësor i mbyti djalin në lule të rinisë. Ai tha se e çoi djalin në këmbë të veta për ta shëruar, ndërsa nga spitali e nxorën në arkivol.

Advertisement

Mesditë e së hënës ndodhi ajo që nuk duhej të ndodh tha drejtori Stefan Trajanovski. Sipas tij askush nuk do t’i ikë përgjegjësisë, por fillimisht pritet raporti i autopsisë nga Instituti i mjekësisë ligjore. Ndonëse në librezën e shëndetësisë ka shkruar se 32 vjeçi është alergjik nga analgetikët, terapia intravenoze me infuzion i është dhënë pikërisht me këtë substancë analgini që dyshohet se i solli edhe vdekjen klinike.

Familjarët pretendojnë se spitali ka dashur ta fsheh rastin duke e thirrur menjëherë shërbimin mortor, për ta dërguar në murg. Por, me insistim të prindërve rasti është denoncuar edhe në polici.

“Me datë 17.03.2025 në ora 11.35 në Stacionin Policor të Kumanovës është marrë njoftim nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës se në gjendje të rënduar shëndetësore në spital është sjellë V.A. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë është dorëzuar për autopsi, ndërsa nga zyrtarët policorë është bërë kontrolli dhe intervistimi i të gjithë personelit mjekësor të pranishëm. Rasti është duke u zbardhur.”

Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se kanë formuar komision të posaçëm, të cilët do të iniciojnë një kontroll të jashtëzakonshme nga Inspektorati shtetëror sanitar shëndetësor për të zbuluar lëshimet e mundshme nga personeli mjekësor, raport i cili do ti dorëzohet prokurorisë për hetim të mëtutjeshëm të rastit. Ndryshe varrimi i të ndjerit u bë dje në qytetin e Kumanovës!

Vedati nën dhe hetimet vazhdojnë!

Advertisement

Pavarësisht përfundimit apo epilogut të hetimeve i ndjeri nuk kthehet më. Edhe sa persona apo viktima të tjera duhet të largohen nga kjo për tu vendosur mbarë e mirë sistemi i funksionimit brenda këtij vendi? Spitalet janë vende ku qytetarët kërkojnë shpëtim e tragjedia ndodhë atëherë kur këto vende shndërrohen në tmerr të pacientëve, në vende ku hynë duke ecur e të nxjerrin në arkivol.

Një situatë e tillë ka qenë evidente gjatë pandemisë ku pacientët që hynin në spitale nuk dilnin të gjallë, një pjesë dërrmuese. Prandaj, edhe ky realitet zbutej me faktin se po bëhet propagandë mediatike kinse e vërteta është ndryshe. Por, jo në fakt kjo ishte e vërteta që numër i madh i pacientëve që hynin në ato dyer si pasojë e pakujdesisë mjekësore e shërbimeve jo cilësore nuk dilnin më të gjallë.

Shëndeti është brenga jonë e përditshme, mbase nuk i atakon vetëm të moshuarit pasi kohëve të fundit probleme të shumta shëndetësore po shfaqen edhe tek të rinjtë. Pra, nga lindja e deri në vdekje kujdesi shëndetësor na ndjek pas me ose pa dashje. Meqë, shëndeti është pjesë e pandashme e jona ka rëndësi dhe peshë të veçantë për secilin prej nesh. Përgjegjësia institucionale duhet të jetë në nivelin e duhur për të ofruar shërbime shëndetësore më produktive. Me fjalë të tjera nevojitet të rritet besimi në institucionet e shëndetësisë. /Zhurnal.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Avokati Marjan Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e Lupço Palevski Pallço

Published

on

Avokati Marian Vitanovski hoqi dorë nga mbrojtja e autorizuar e Lupço Palevski Pallço, i akuzuar për vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Gjykatësi Ivica Stefanovski para fillimit të debatit të sotëm e lexoi vendimin e avokatit nga Kumanova.

Palevskin vazhdon ta mbrojë avokatin Jovica Strashevski.

Seanca e sotme gjyqësore për vrasjet e Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski vazhdoi me marrjen në pyetje të të akuzuarit Velibor Manev.

Sipas paralajmërimit, pas marrjes në pyetje të Manevit, duhet të dëshmojë Bore Videvski, Vllatko Keshishev, Aleksandar Gjorçeski dhe në fund Palevski.

Advertisement

Sipas akuzës, Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski, akuzohen se bashkë planifikuan grabitjen e vajzës 14-vjeçare me qëllim që të detyrojnë një anëtar të familjes së saj më të ngushtë të japë të holla si shpërblim. Përderisa grabitja e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles ishte bërë me qëllim që ta detyrojnë që tua japë veturën “Citroen” që ta shfrytëzojnë për grabitje të fëmijës në Shkup.

E mitura Vanja dhe Pançe nga Velesi, të cilët ishin raportuar si të zhdukur më 27 dhe 24 nëntor, ishin gjetur të vdekur në afërsi të Shkupit dhe Velesit më 3 dhjetor 2023.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gjenden tre pako me amfetaminë në veturën “Golf V” me targa të Shkupit! Tre shkupjanë ishin në veturë

Published

on

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se kanë parashtruar kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të substancave narkotike ndaj B.G. (24) dhe A.M. (25), të dy nga Shkupi, por edhe ndaj A.A. (27) nga Shkupi, për mosraportim të veprës penale, përcjell TV21. Nga Policia thonë se të njëjtit janë kapur me amfetaminë.

“Me datë 17.03.2025 në pikën e pagesës Gjevgjeli, gjatë marrjes së masave, zyrtarë policorë të SPB-Strumicë – DPB Gjevgjeli kanë ndaluar veturën e pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Shkupit, e drejtuar nga B.G., dhe pasagjerë ishin A.M. dhe A.A.. Ndërsa në bazë të vendimit të gjykatës është kryer kontrolli i automjetit, gjatë të cilit në pjesën e përparme janë gjetur tre pako amfetamine me peshë totale afërsisht 1.5 kilogramë. Personat janë dërguar në Gjykatën Themelore Gjevgjeli, ku i është shqiptuar paraburgim ndaj B.G. dhe A.M.”, thonë nga MPB.

Continue Reading

Më të lexuarat