Arben Taravari, njëri nga partnerët e koalicionit “VLEN” e që aktualisht është kryetar i Komunës së Gostivarit, ende nuk ka vendosur nëse do të jetë në qeverinë e ardhshme si ministër.
Ai ka konfirmuar se një pjesë e shkrimeve të disa mediave për ndarjen e dikastereve qeveritare dhe posteve zyrtare janë të sakta. Sipas Taravarit, ndoshta sot ose nesër do të shpallet marrëveshja përfundimtare mes partnerëve të ardhshëm qeveritar, VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së.
“Aleanca do të ketë dy ministri, një zëvendëskryeministër për qeverisje të mirë dhe transparencë dhe ministrin e shëndetësisë dhe dy zëvendësiministra, si dhe dy sekretar shtetëror, gjegjësisht zv.ministër për mbrojtje dhe zv.ministër për bujqësi. Sekretar shetëror në shëndetësi dhe një tjetër që tani nuk më kujtohet”, shprehet Taravari.
Taravari tha se emrat e kuadorve që do të emërkohen në këto pozita ende nuk i kanë definuar. I pyetur nëse do të jetë ministri i ardhshëm i Shëndetësisë, ai tha se nuk ka vendosur dhe ende është duke menduar nëse do ta pranojë këtë pozitë.
Taravari komentoi edhe rezultatet nga rivotimi dhe theksoi se ata kanë qenë në avantazh më 8 maj dhe tani, siç tha ai, janë në avantazh të madh.
“BDI mund ta ankimon rezultatin, por rezultatet janë këto që janë. Ishte e pritshme dhe tani vala e ndryshimit është ajo që nuk mund të ndalet, prandaj BDI-ja duhet të pajtohet me rezultatin. Qytetarët tani janë liruar, votojnë pak më lirshëm se sa më parë dhe uroj që BDI-ja ta pranon këtë realitet. Tash VLEN-i ka një deputet më shumë, BDI-ja një deputet më pak”, deklaroi Taravari.