Një i burgosur nga Burgu i Idrizovës ka ndërruar jetë në orët e vona të 21 majit.
“Në Kompleksin e klinikave “Nëna Terezë” në Shkup ka ndërruar jetë i dënuari I.A. (65) nga Tetova, i cili vuante dënimin në Institucionin Ndëshkues – Korrigjues Burgu Idrizovë, ndërsa i cili më parë ishte sjellë me gjendje të vështirësuar shëndetësore” rhuhet në komunikatën e MPB-së.
Siç bëri të ditur MPB, rasti ishte denoncuar më datë 21 maj, në orën 02.30 pas mesnate në SPB Shkup.
Me urdhër të Prokurorit publik trupi i të ndjerit ishte dhënë në autopsi.