Një apel i kryefamiljares Arlinda Aliti i dhënë për televizionin Koha, e cila jetonte në kushte mizore në një banesë në Tetovë zgjoi edhe njëherë humanizmin tek popullata shqiptare e cila nuk hezitoi të ndihmojë këtë familje.skamnore.Pas transmetimit të këtij lajmi më 8 prill, mijëra qytetarë të rajonit të Tetovës dhe jo vetëm, treguan një humanizëm dhe solidaritet të paparë duke I dalë në ndihmë kësaj familje. Sipas informacioneve zyrtare të familjes, janë grumbulluar rreth 31 mijë euro. Në ndërkohë, në këtë aksion janë kyçur edhe Shoqata Humanitare Agimi i Bamirësisë nga Tetova. Për një afat të shkurtër janë grumbulluar plus 15 mijë euro. Grumbullimi i mjeteve për një kohë të shkurtër i mundësoi kësaj familje, që të blejnë një banesë prej 45 mijë euro. Banesa që ata sot e gëzojnë si familje është e rregulluar dhe pajisur me banjo të reja, toalete, dhoma, kuzhinë e kështu me rradhë, njofton Tv Koha. .Këtyre ditëve kjo familje tashmë është në banesën e re dhe urojmë që e njejta të gëzojë këtë banesë dhe të jetojë në kushte normale.
Si zakonisht, gjatë dorëzimit të banesës për familjet skamnore, pjesë e pandashme është edhe autoriteti fetar. Hoxhë Amar Dauti, falënderon të gjithë ata që besimtarë që I dolën në ndihmë kësaj familje. Amar Dauti –hoxhë Rikujtojmë se kjo familje jetonte në kushte aspak të mira, në varfëri të skajshme dhe pa të ardhura. Krahas gjendjes së rëndë ekonomike, kryefamiljarja ishte ankuar për probleme shëndetësore. Urojmë që kjo familje të tejkalojë këto vështirësi dhe në këtë banesë, katër fëmijët të rriten sikurse dhe moshatarët e tyre, falë ndihmës dhe bamirësisë së shumë qytetarëve të Tetovës dhe rrethinës. Urim HASIPI/Tv Koha Për më shumë na ndiqni në lajmet e orës 17 e 30 dhe 21 si dhe në rrjetet sociale.
Enter
You sent
lajmi