Site icon Tetova Expres

Zyrtari i policisë së Maqedonisë kapet duke marrë 12 mijë euro ryshfet që ka ndërmjetësuar për marrje të banesave sociale

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove.

Siç informoi MPB-ja, Sektori për kontroll të brendshëm, hetime kriminele dhe standarde profesionale në koordinim me Sektorin për polici kriminele pas denoncimit nga tre persona të dëmtuar dhe më 17.05.2024 I.M. është kapur në momentin e marrjes së 12.500 eurove, paraprakisht në mënyrë kriminalistike të përpunuara, të cilat i janë dhënë për gjoja ndërmjetësim për marrje të banesave sociale nga kategoria B.

Lidhur me veprën penale është kryer bastisje në hapësirat zyrtare të cilat i ka përdorur e denoncuara me ç’rast është gjetur dokumentacion i dyshuar më vëllimor i cili është i lidhur me veprën penale në lloj në dokumenteve të ndryshme për të cilët ekziston dyshim se janë të falsifikuara, marrëveshje të ndryshme për hua, marrëveshje për ndërmjetësim të ndarje të banesave sociale, fleta pronësore, si dhe fletore me dorëshkrime në të cili është mbajtur evidencë për personat për të cilët janë kryer punë të caktuara.

Gjithashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e saj në fshatin Bukoviq, i kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur edhe sekusetruar armë zjarri dhe municion.

Personi është nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake, i cili përcaktoi masë kujdesi, marrje të dokumentit të udhëtimit dhe ndalesë për braktisje të Qytetit të Shkupit.

Advertisement

Sipas Prokurorisë, nga prilli i vitit 2023, duke shfrytëzuar marrëdhënie të njëjtë të përhershme dhe raste të njëjta, e dyshuara ka mashtruar tre persona, të cilëve rrejshëm u është prezantuar si shefe në stacionin policor Gazi Babë dhe anëtare e Komisionit për shpërndarje të banesave sociale. Tre personave të dëmtuar të papunë u ka premtuar se do t’ju ndërmjetësojë që të marrin banesa sociale në Lisiçe me çmim më të ulët se ai real, duke iu kërkuar që t’i paguajnë nga 12.000 euro për banesë dhe 3.000 euro për ndërmjetësim dhe përgatitje të dokumentacionit. Të hollat ua kanë dhënë disa herë, ndërsa gjatë pagesës së fundit të 12.500 euro, në afërsi të stacionit policor, është kapur menjëherë pas dorëzimit të të hollave.

Për rastin mëngjesin e sotëm, përmes profilit të tij në Fejsbuk informoi edhe ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski.

Exit mobile version