Site icon Tetova Expres

MICOTAKIS PËR ERT: DO TË KRIJONI PROBLEME – RMV ËSHTË EDHE PËR PËRDORIM TË BRENDSHËM!

Nuk mund të arrihet asnjë progress në rrugën e gjatë të RMV-së drejt Evropës pa respektimin abslout të Marrëveshjes së Prespës për çështjen e emrit – ka deklaruar Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis, gjatë një interviste për televizionin publik – ERT.

Baza e Marrëveshjes së Prespës është koncepti i emërtimit, respektivisht emri – Maqedonia e Veriut të përdoret “erga omnes” apo brenda dhe jashtë shtetit – tha gjatë një interviste për televizionin shtetëror grek -ERT, Kryeministri grek, Kirjakos Micotakis.

Ai, gjatë intervistës, ka dërguar mesazhe paralajmëruese për Qeverinë e ardhshme në Shkup – se pa harmonizimin e plotë me Marrëveshjen rreth emrit, Greqia nuk do t`i ratifikojë memorandumet dhe nuk do të ketë progres në perspektivën evropiane të vendit.

Ai pret qëndrimet zyrtare të qeverisë së re, por, siç ka potencuar, sinjalet e para janë negative.

“Dua të rikujtoj se nuk votuam për Marrëveshjen e Prespës, sepse shprehëm rezerva të mëdha për shkak se me këtë marrëveshje njihet kombi dhe gjuha maqedonase. Por, lidhur me çështjen e emrit ka nënvizime të qarta. Dua që edhe një herë të dërgojë mesazhe paralajmëruese për qeverinë e re, që tash e tutje të ndryshohet linja. Në të kundërtën, me siguri se do të shkaktojnë probleme jo vetëm në raportet Greqi – Maqedoni e Veriut, por edhe në raportet Evropë – RMV” – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Advertisement

Kryeministri grek Micotakis, gjatë intervistës edhe një herë ka përmendur inaugurimin e Presidentes Siljanovska, e cila gjatë betimit dhe fjalimit në Kuvend, nuk e përdori emrin kushtetues të vendit.

“Personalisht intervenova që ta informoj udhëheqësinë e BE-së për deklaratat e Presidentes së RMV-së. Ky veprim u dënua nga Presidentja e Komisionit dhe Presidenti i këshillit dhe nga SHBA-të. Besoj se do të bëhet një presion i gjithmbarshëm ndaj udhëheqësisë së RMV-së që të mos bëjë lëshime” – tha Kirjakos Micotakis, kryeministër i Greqisë.

Reagimet e palës greke u intensifikuan pas inaugurimit të Presidentes Siljanovska si dhe pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i cili u zotua se do ta ndjek shembullin e Presidentes së re.

Exit mobile version