Në Komisionin Shtetëror Zgjedhor janë regjistruar qindra parregullsi zgjedhore në procesin e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare.
“Deri në këtë moment në KSHZ janë dorëzuar gjithsej 313 kundërshtime për mbrojtjen e të drejtës zgjedhore. Prej tyre, 105 kundërshtime janë miratuar dhe zgjedhësve u është mundësuar ta realizojnë të drejtën e tyre të votës”, raportoi KSHZ-ja.
Komisioni theksoi që 9 kundërshtime janë hedhur poshtë si të parregullta, ndërsa 40 janë refuzuar, derisa tjerat janë në përpunim.
“Aktiv është edhe numri i telefonit pa pagesë 0800 555 44, ku qytetarët e interesuar mund të bëjnë pyetje apo të denoncojnë parregullsitë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve”, raportoi Komisioni.
Ndryshe, në zgjedhjet parlamentare, deri në orën 13:00 kanë votuar 312 070 votues, gjegjësisht 25.84 %. Për krahasim, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, deri në këtë orë kanë votuar 432.026 votues, gjegjësisht 23.81 %. Dallimi në krahasim me zgjedhjet e 2020 është 2.03% më shumë votues , transmeton Portalb.mk .