Dy kampet politike shqiptare kanë zgjedhur Tetovën për të matur forcat e fundit për sigurimin e fitores në zgjedhjet e 8 majit.
Mbrëmë BDI dhe Fronti Evropian mbajti tubimin përmbyllës duke sjellë simpatizantë në sheshin Iliria por duke pasur dallim nga videot dhe fotot origjinale dhe fotoshopet që postuan funksionarë të lartë të BDI-së në rrjetet sociale. Lideri i BDI-së Ali Ahmeti zgjodhi shprehje me “topa” për të drejtuar sulmet ndaj liderit të VMRO-së Kristijan Mickoskit” Ata zëra të mekur që dëgjohen, a e pat me një fishekzjarrë që gjuajti Mickoski unë gjuajta me top dhe nuk ka më të shtëna” tha Ahmeti në tubimin përmbyllës.
Nga ana tjetër VLEN pritet me gjuhë të ashpër t’i përgjigjet BDI-së mbi 20 vjeçare në pushtet. Që para tubimit të sontëm Kryetari i Lëvizjes Biladh Kasami e ka etiketuar qeverisjen e BDI-së si “hajdute” duke mos e llogaritur votën ndaj tyre si votë shqiptare.”Vota e shqiptarëve nuk është votë për hajdutët, Vota për hajdutët nuk llogaritet dot si shqiptare. Ju këtë e dini mirë. Kjo ju djeg. Jeni të djegur-tha Kasami.
Se Fronti Evropian po blen vota pati direkte edhe nga Mickoski i VMRO-së. Sa i përket mbushjes së kutive nga eksponentë lokal të BDI-së siç ishte rasti me një vendvotim në Likovë në zgjedhjet presidenciale VLEN do të ngrirë padi ndaj komisionerëve pas gjykimit kundër tyre në Gjykatën Administrative dhe shkarkimit nga KSHZ.
Vëmendje e posaçme blerjes së mundshme të votave po i kushton jo vetëm Ministria e Punëve të Brendshne por edhe vetë VLEN në rrugë operative partiake për të qenë të përgatitur për denoncime më 8 maj.
Ndryshe njësia e 6 me theks Tetova dhe Gostivari pritet të jenë përcaktuese për të nxjerrë fituesin në kampin shqiptar. Rezultati I zgjedhjeve presidenciale i nxjerr pothuajse të barabartë VLEN me një epërsi të lehtë të Frontit Evropian.
Bazuar në informacione partiake votuesit i presidencialeve ndaj BDI-së pritet të kalojë tek VLEN duke e llogaritur si votën me “hatër” dhe si trik ndaj makinerisë propagandistike të funksionarëve të lartë qeveritar të BDI-së votën ndaj Bujar Osmanit. Kjo pritet të shihet në disa komuna rurale ku BDI për 22 vite në pushtet nuk ua ka kthyer votën me investime në infrastrukturë rrugore ujësjellës e kanalizime. Fatos Rushiti/INA