Site icon Tetova Expres

Mickoski: Përveç Likovës, BDI ka mbushur kuti në rreth 50 vende pas orës 18:00

Nuk është vetëm informacion se BDI ka mbushur kuti në ditën e zgjedhjeve, kemi një rast të konfirmuar në komunën e Likovës ku Gjykata Administrative ka nxjerrë aktgjykim ku shihet qartë se vullneti i qytetarëve nuk është ai që i përgjigjet rezultatit, tha kryetari i VMRO-DPMME-së, Hristijan Mickoski gjatë vizitës së sotme në komunën e Butelit, shkruan alfax.mk.

Mickoski theksoi se “ketë e themi gjatë gjithë kohës, prandaj apelojmë gjatë gjithë kohës, sepse kemi indikacione se janë mbushur kuti në rreth pesëdhjetë vende të tjera të tilla nëpër Maqedoni dhe dalja është rritur papritur pas orës 18.00”, ka shtuar Mickoski.

Prandaj Mickoski bëri thirrje për vigjilencë, vëmendje më 8 maj.

“Ajo që po shihet nga terreni është një presion i madh, përpjekje për të blerë vullnetin e qytetarëve nga BDI, duke menduar se do të bëjnë rezultat të madh dhe kështu VMRO-DPMNE-ja do të përballet me aktin që të ulet dhe të bisedojë me kryesinë e BDI-së”, tha Mickoski.

Mickoski thotë se është i bindur dhe beson në qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht nëse janë maqedonas, shqiptarë, turq, serbë, vllehë, boshnjakë, romë apo të tjerë, se nuk do ta lejojnë këtë.

Advertisement

“Mund t’ju tregoj shembuj në qytete si Vinica, Koçani, Dellçeva, Berova, ku zyrtarë qeveritarë të shoqëruar nga policë që identifikohen si policë tentuan të japin ryshfet edhe në një ndërtesë fetare,” tha Mickoski.

Mickoski konstatoi se vullneti i popullit nuk është rezultat i Bujar Osmanit, por se ai është shumë më i vogël dhe do të jetë edhe më i vogël në periudhën në vijim./medial.mk/

Exit mobile version