Site icon Tetova Expres

Aggeler: Zgjedhjet nxjerrin në pah rolin që media patjetër duhet të ketë gjatë procesit

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit (3 maj), mesazh ka përcjellë edhe ambasadorja e SHBA-ve në RMV, Angela Aggeler, e cila theksoi se zgjedhjet nxjerrin në pah rolin vendimtar që media duhet dhe patjetër të luajë gjatë gjithë procesit, transmeton Portalb.mk.

“Sot është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe zgjedhjet nxjerrin në pah rolin vendimtar që media duhet dhe patjetër të luajë gjatë gjithë procesit. Shtyp i lirë dhe i gjallë që shqyrton faktet, komunikon idetë dhe propozimet te publiku dhe i shtyn zyrtarët të shpjegojnë qëndrimin e tyre për çështjet që kanë rëndësi për jetën e qytetarëve dhe të përcaktojnë rrjedhën e vendit”, tha ambasadorja Aggeler.

Në RMV me 8 maj do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.

Ndërkaq sot, në Indeksin e Lirisë së Medias të Reporterëve pa Kufij (RSF) RMV-ja dhe pse me një rezultat të përgjithshëm më të dobët se vitin e kaluar, u ngjit me dy vende, nga 38 në 36, kjo pasi vendet e tjera në rajon u vlerësuan më keq.

Exit mobile version