Koalicioni opozitar shqiptar VLEN i ka reaguar Frontit Evropian të cilët sot deklaruan se nuk ka qeveri pa shumicë të dyfishtë dhe badenter.
Ata thonë se kur ka ardhur koha për përgjegjësi për skandalet e korrupsionit, BDI përpiqet të përdorin si mburojë të gjithë popullin shqiptar dhe komunitetet më të vogla etnike që i përdorin si peng.
“Këto trillime janë parë mjaftueshëm deri tani dhe më nuk kalojnë. Pas 8 majit do të ketë edhe Qeveri me VLEN si përfaqësues politik i vetëm i shqiptarëve, do të ketë edhe një shumicë të Badinterit, me çka do të jetë e siguruar baza e Marrëveshjes së Ohrit dhe do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë shkelur ligjin.
Nuk mundet dhe nuk duhet që shkuarja në opozitë e BDI-së të përfaqësojë problem për mbijetesën e shtetit. Kjo është tërësisht e papërgjegjshme dhe qyqare.
Prandaj ju bëjmë thirrje të ndalen duke turpëruar shqiptarët dhe luftëtarët e lavdishëm të UÇK-së. Nuk është fundi i botës nëse shkojnë në opozitë. Garantojmë që nuk do të ketë hakmarrje politike, por vetëm përgjegjësi fer dhe të drejta në procedurat gjyqësore”, thuhet në reagimin e VLEN-it.