Site icon Tetova Expres

RMV, u hap thirrja me mbështetjen më të madhe financiare nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik

Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik sot ka hapur Thirrjen “Grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve” që do të jetë e hapur deri më 4 qershor në ora 14:00, transmeton Portalb.mk.

“I dedikuar për ndërmarrjet që duan të zhvillojnë produkt, shërbim apo proces inovativ, vetëm ose në bashkëpunim me një ndërmarrje dhe/ose institucion tjetër që ushtron arsimin e lartë, gjegjësisht veprimtari kërkimore-shkencore”, njoftoi Fondi.

Raportohet që kjo është thirrje me volumin më të madh në aspektin financiar në Fond. Vlera maksimale e mbështetjes financiare do të jetë 20 milionë denarë.

“Qëllimi i instrumentit për mbështetje grante të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve është të inkurajojë rritjen e aktiviteteve kërkimore dhe zhvillimore në sektorin privat, të inkurajojë bashkëpunimin midis sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit për komercializimin e inovacioneve”, thuhet në Konkurs.

Exit mobile version