Site icon Tetova Expres

Pasaportën mund ta merrni për 3-4 ditë vetëm me procedurë të shpejtë – Vazhdon pritja deri në 3 muaj me procedurë të rregullt

Shabi Sulejmani është 78 vjeçar dhe për të vizituar djemtë e tij në Itali, shkaku i pritjes së gjatë për marrjen e pasaportës në mënyrë të rregullt është detyruar që të aplikojë me procedurë të shpejtë.

Dhe pas tre ditësh pritje, ai sot ishte para sporteleve të MPB-së për të marrë dokumentin e udhëtimit, shkruan Alsat.

“Për tre-katër ditë por me thanë do të vije në shtëpi dhe sot e mora me zor. Shko në të djathtë, shko në të majtë, maltretim ka, nuk udhëhiqet mirë këtu. Do shkoj në Itali, tek djemtë, atje i kam. Do rri atje një muaj. Zgjedhjet nuk i pret? Nuk dua t’i shoh hiç, nuk dua as emrin t’ua dëgjoj. Çfarë do me jap ai, asgjë”, tha 75-vjeçari Shabi Sulejmani .

Pritja për marrjen e pasaportës në mënyrë të rregullt zgjatë deri në dy muaj dhe kjo ka detyruar shumë qytetarë që të zgjedhin mënyrën e përshpejtuar për marrjen në kohë të pasaportës.

“Erdha që të marr pasaportën, sa kohë pritet? Nga 19 janari. E kërkova në Gjorçe Petrov dhe më thanë të vij këtu”, tha një qytetar.

Advertisement

“Në mënyrë të rregullt por e pres nga muaji shkurt, nuk e di edhe sa do zgjasë pasi nuk e dinë as ata. Shumë punë humbëm shkaku i kësaj pasi shumë ka ndikuar në sektorin privat pasi ne që kemi kompani dhe duhet të udhëtojmë ka ndikuar shumë”, u shpreh një qytetar.

“Po e pranova, më 6 shkurt aplikova dhe më thirren që ta marr”, tha një qytetare.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thanë se janë shtuar kapacitetet e personelit dhe po merren masa që qytetarët të marrin sa më shpejt dokumentet e tyre.

Exit mobile version