Site icon Tetova Expres

Demanton Taravari: Jo nuk jam takuar me Ahmetin, lajmi në TopChanel i pavërtetë

Pas dezinformatave të fundit të shpërndara në Top Channel se mbrëmë janë takuar Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, ky i fundit ka reaguar duke thënë se është totalisht fake neës dhe kushdo që e ka dërguar në Top Channel gënjen. Ofertat, siç thotë ai, nuk kalojnë te unë.

“Me keqardhje mësova sot nga një media tepër serioze e Shqipërisë si është Top Channel se unë qenkam takuar mbrëmë me z.Ahmeti dhe funksionarë të tjerë të BDI-së, për të dëgjuar ofertë nga z.Ahmeti.
Jo, nuk është e vërtetë.
Kushdo që e ka çuar këtë lajm në Top Channel gënjen.
Unë mbrëmë u urova me ekipin tim dhe të qetë sot vazhdojmë punën tonë Drejt Ndryshimit!
Me ofertat e Ahmetit unë jam mësuar dhe mendoj se nuk do të ishte habi të më vinte një e tillë, por ky lajm është i rremë.
Ofertat nuk kalojnë te unë!”, ka shkruar Taravari.

Exit mobile version