Site icon Tetova Expres

Shefik Bajrami shkel rëndë urdhrat e Ministrisë së Brendhsme, nxjerr nga shtabi i SPB – Tetovë policët e deleguar për të qenë pjesë të shtabit

Shefik Bajrimi, shef i Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë ka nxjerrë nga shtabi i përgjithshëm i SPB-Tetovë të punësuarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është urdhëruar me shkresë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë pjesë e shtabit të SPB-Tetovë për tu kujdesur për sigurin e procesit zgjedhor dhe për të monitoruar punën e këtij sektori, kanë njoftuar nga koalicioni VLEN në pres konferencë. Edhe pse sipas Marrëveshjes së “Përzhinës” për formimin e Qeverisë, zgjedhjet organizohen në koordinim mes partive të pushtetit dhe të opozitës, shefi i SPB-Tetovë nuk e respekton këtë, thonë nga VLEN.

“Shefi i Sektori të Punëve të Brendshme Shefik Bajrami vazhdon të punojë në mënyrë të kundërligjshme. Edhe pse sipas Marrëveshjes së “Përzhinës” për formimin e Qeverisë, zgjedhjet organizohen në koordinim mes partive të pushtetit dhe të opozitës, shefi i SPB-Tetovë nuk e respekton këtë, e shkel ligjin për organizimin e zgjedhjeve dhe refuzon çdo urdhëres të ministrit të punëve të brendshme.

Ai sot ka nxjerrë nga shtabi i përgjithshëm i SPB-Tetovë të punësuarin e Ministrisë së Punëve të Brendshme, i cili është urdhëruar me shkresë nga Ministria e Punëve të Brendshme që të jetë pjesë e shtabit të SPB-Tetovë për tu kujdesur për sigurin e procesit zgjedhor dhe për të monitoruar punën e këtij sektori”, thonë nga VLEN.

“Pasi polici i udhëruar nga Ministri është paraqitur në shtab të SPB-Tetovë, Shefik Bajrami i ka marrë shkresat e ministrit, e ka fotografuar atë, më pas ka biseduar në telefon me një person, nga i cili ka marrë urdhër që të gjithë ata polic që nuk janë të kontrolluar nga BDI të largohen nga shtabi. Atëher Shefik Bajrami i është drejtuar policit me fjalët se duhet urgjentisht të dalë nga zyra e shtabit, pasi nuk është i dëshiruar të jetë aty. I bëjmë thirrje ministrit të Punëve të Brendshme, që urgjentisht të marrë masa ndaj Shefik Bajramit dhe Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë si dhe të veprojë urgjentisht që në Tteovë dhe në njesinë e gjashtë zgjedhore në bazë të kompetencave ligjore si ministri por edhe në baz të ligjit për organizimin e zgjedhjeve, që të ketë proces sa më demokratik dhe korrekt. Nëse ministri nuk vepron, atëherë do të nënkuptohet se edhe ai është bashkëpunëtor në këto veprimeve. Nëse sjelljat e këtilla të Shefik Bajramit dhe BDI-së vazhdojnë edhe më tej, atëherë ne do i shqyrtrojmë ata dhe do të sjellim vendim se si do të veprojmë. Nga ana tjetër, ftojmë të gjithë organizatat ndërkolmbëtare që janë të akredituara për monitorimin e zgjedhjeve, siç është edhe OSBE/ODIHR q[ të fokusohen në Tetovë dhe në gjthë njesinë e gjashtë zgjedhore, e të ndjekin nga afër zhvillimin e procesit zgjedhor”, reagojnë nga VLEN.

Exit mobile version