Site icon Tetova Expres

Fronti Europian dhe VLEN me Press Konferencë/ Falenderuan qytetarët për pjesëmarrje masive në votim

Partit shqiptare ka dalë me press konferencë pas mbylljes së kutive të votimit.

Nënkryetari i BDI-së, Arber Ademi në press konferëncë falenderoi qytetarët që treguan sjellje europiane dhe dëmonstruan demokraci të plotë.

“Sot popullit foli.Patëm nëj ditë të qetë dhe një proces demokratik dhe të ndershem. Është nje sukses i përbashkët. Falemnderoj ata që treguan sjellje demokratike, duke votuar Frontin Europian dhe dhanë votë për kandidatin tonë, Bujar Osmani”, deklaroi Ademi.

Poashtu edhe kandidati i Opozitës shqiptare për president, Arben Taravari tha se ka pasur votim masiv ndaj pret ndryshim në këto zgjedhje.

“Masovikisht qytetarët kanë votuar dhe ky masivitet dëshmon se duhet ndryshim. Kutitë besoj që tashmë janë hapur. Komisionet dhe vëzhguesit tanë e kanë në dorë fitoren dhe garantojmë që çdo votë të jetë e sigurtë. Vota shqiptare nuk do të preket, tërmeti nisi sot por dridhjet finale do të jenë më 8 maj”, tha Taravari.

Advertisement
Exit mobile version