Pas takimit të sotëm me kryeministrin Albin Kurti liderët e VLEN postuan foto nga takimi
“Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami ka shktuar se “as dy tubimeve madhështore me mërgimtarët, dhe dhjetëra takimeve në Gjermani e Zvicër, bashkë me Liderët e VLEN, gjatë kthimit u ndalëm në Prishtinë ku u pritëm nga kryeministri Albin Kurti. Zhvilluam bisedë tepër vëllazërore, për porositë dhe amanetin që na dhanë mërgimtarët dhe për ndryshimin që VLEN.
Mirupafshim sonte në Gostivar”, ka shkruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami.
Ndërsa, lideri i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, ka shkruar:
“Sapo u takuam në Prishtinë dhe morëm mbështetje të parezervë nga kryeministri Albin Kurti, kryeministri që VLEN, kundër korrupsionit, kundër Ballkanit të Hapur, kundër regjimit të vjetër.
NDRYSHIMI PO VJEN, FITORJA DO TË JETË E THELLË!” ka shkruar në FB, Izet Mexhiti.
VLEN e ka sonte tubimin qëndror në Gostivar.